DMPP DHE VULLNETARIZMI

Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP) është Organizatë Ndërkombëtare Lobimi që punon vullnetarisht për Paqe e Siguri në Botë.
DMPP është person juridik i regjistruar në Shqipëri, në SHBA, sipas Legjislacionit Amerikan, regjistruar në OKB, në NATO, etj, sipas Legjislacionit Botëror dhe gëzon të gjitha të drejtat për të vepruar në gjithë Botën si Mision Lobues për Paqe dhe Prosperitet në vazhdën e projekteve të ish-Presidentit Amerikan Dwight D. Eisenhower (Çlirimtar i Botës nga Nazi-fashizmi) dhe ish-Ambasadorit Amerikan Richard Holbrooke, performues i Ballkanit të Sotëm.
Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP) vepron në bazë të parimeve themelore të Demokracisë Amerikane, si Demokraci Model e Arritjeve Njerëzore për Qytetërimin Botëror dhe parimeve të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Vullnetarizmi është parimi kryesor e thelbësor i punës së DMPP si dhe për gjithë organizatat humanitare.
Vullnetarizmi ose puna vullnetare është një aktivitet altruist i një individi, i cili i ofron shërbime pa interes financiar komunitetit të vet, një organizate lokale apo një organizate ndërkombëtare humanitare.
Vullnetarizmi ka për qëllim edukimin e ndjenjës së humanizmit, harmonisë, solidaritetit, bamirësisë, filantropisë, frymës së përkushtimit, sakrificës dhe dëshirës për të qenë Misionar Paqeje në shërbim të Paqes Komunitare, Ndërkomunitare, Kombëtare e Botërore.
Pra, puna vullnetare është aktivitet për zhvillimin e aftësive, reflekseve dhe përvojave pozitive të individit në shërbim të Paqes.
Vullnerarizmi ka për qëllim që të promovojë të mirat, vlerat humane dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitet.
Vullnetarizmi është aktivitet veçanërisht në shërbim të shtresave në nevojë, fëmijëve jetimë, vajzave e grave të trafikuara e të dhunuara, të moshuarve, të droguarve, të dëmtuarve nga fatkeqësitë natyrore, nga epidemitë, pandemitë, konfliktet sociale të shkaktuara nga krizat ekonomike, politike, etj.
Puna vullnetare ka përfitime pozitive si për vullnetarët ashtu edhe për komunitetin ose organizatën që merret me projekte humanitare.
Vullnetarët janë punonjës pa pagesë, janë donatorë, të cilët ofrojnë, sipas mundësive, aftësitë fizike, morale, imazh ose kontribute financiare për projektet humanitare të komuniteteve dhe organizatave.
Vullnetarët punojnë në një organizatë humanitare në periudha afatshkurtra apo afat gjata, sipas dëshirës dhe mundësive të tyre. Ata zgjedhin të punojnë vullnetarisht në vendin e tyre ose në vende të tjera, vendet në zhvillim si ato të Afrikës, Azisë, Amerikës Latine, etj., ku ka emergjenca civile të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, epidemitë dhe pandemitë, krizat ekonomike, krizat politike, konfliktet sociale, etnike, ndëretnike, racore, fetare, luftërat, etj.
DMPP, si Organizatë humanitare merr përsipër trajnimin dhe specializimin e vullnetarëve në fushat ku ata do të punojnë, si shëndetësi, arsim, kulturë, emergjenca shpëtimi në raste të fatkeqësive natyrore, epidemive, pandemive, krizave ekonomike, politike, konflikteve sociale, etnike, ndëretnike, racore, fetare, luftërave, etj.
DMPP trajnon vullnetarë për pjesëmarrje në projeket humanitare, të cilët specializohen si Misionarë Paqeje, Misionarë Sigurie, Paqeruajtës Humanitarë, Aktivistë Humanitarë, si Misionarë Paqeje menaxherë, Misionarë Paqeje koordinatorë, Misionarë Paqeje drejtues, Misionarë Paqeje organizatorë, etj.
DMPP i trajnon vullnetararët humanitarë si misionarë paqeje e luftëtarë paqeje, si aktivistë të mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut, të Mbrojtjes së Mjedisit, të Vlerave Kulturore Kombëtare e Ndërkombëtare, të Monumenteve të Natyrës e Monumenteve të Kulturës, etj.
DMPP, në bashkëpunim me organizata partnere ndërkombëtare, trajnon vullnetarët edhe si specialist drejtues apo më saktë lider të shoqërisë civile të një vendi, të një grupi vendesh apo të mbarë Botës.
Vullnetarët e DMPP në shërbim të Paqes Sociale, krahas detyrave humanitare si misionarë e luftëtarë paqeje, gëzojnë edhe mbrojtje nga organizatat ndërkombëtare, në bazë të Konventës për Sigurinë të Kombeve të Bashkuar dhe për Personelin Shoqërues (31 Dhjetor 1995).
DMPP i pajis vullnetarët me çertifikata, diploma dhe dokumente përkatëse që vërtetojnë pjesëmarrjen e tyre në projekte humanitare Misionarë Paqeje menaxherë, koordinatorë, organizatorë, drejtues, lider, etj., me qëllim të mos pengohet lëvizja e tyre, si misionarë paqeje, në territoret e atyre shteteve ku është perqendruar aktiviteti i Organizatës Ndërkombëtare Humanitare në shërbim të Paqes Sociale Botërore.

This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a comment